Procesi i bashkepunimit - Albania Property Portal

 

Misioni

Albania Property Portal vjen ne treg si partneri juaj ne investim, duke synuar sherbimin me cilesor e profesional per klientet e saj shites e bleres te pasurive te paluajtshme. Nepermjet larmishmerise se pronave qe disponojme, stafit te kualifikuar e me eksperience ne tregun e pasurive te paluajtshme, bashkepunimit shume te mire me partneret tane ne fushen imobiliare, ne synojme te permbushim me se miri kerkesat tuaja.
Imazhi yne eshte karta jone e besimit dhe klientet tane jane bashkepunetoret tane me te mire.

 

Sherbimet qe ofrojme

Kompania Albania Property Portal, ne bashkepunim me Albanian Construction Portal, i sherben klienteve te saj duke u ofruar nje sherbim te dedikuar ne permbushjen e nevojave per realizimin e investimit te duhur.
Ne ju ndihmojme te identifikoni alternativat me te mira per investimin e fondeve tuaja, duke synuar gjithmone permbushjen e nevojave dhe kerkesave tuaja.
Stafi yne i dedikuar eshte prane jush duke ju asistuar te gjeni pronen e duhur, duke kthyer keshtu investimin ne kenaqesi dhe permbushje te objektivave tuaja personale.
Ne kuptojme vleren dhe rendesine e investimeve tuaja dhe synojme permbushje te kerkesave tuaja ne menyren me profesionale.

 

Sherbimi ndaj shitesit

Kompania Albania Property Portal u mundeson te gjithe personave qe deshirojne te shesin apo te japin me qera pronen e tyre, te reklamojne keto prona nepermjet rregjistrimit te tyre ne portal, duke i prezantuar ato ne menyren me cilesore dhe duke rritur keshtu mundesine e gjetjes se bleresve potenciale.
Me identifikimin e klienteve potenciale, prona u prezantohet atyre me te gjitha aspektet e saj pozitive, duke synuar keshtu realizimin e shpejte te kontrates se shitjes.

 

Sherbimi ndaj klientit

Kompania Albania Property Portal u mundeson te gjithe te interesuarve per blerjen apo marrjen me qera te nje prone,nje sherbim te shpejte dhe cilesor ne identifikimin e sakte te pronave qe permbushin kriteret e kerkuara, dhe prezantimin e opsioneve te disponueshme qe perkojne me kerkesat e tyre.
Kompania ofron gjithashtu mundesine per prezantim fizik te prones se pershtatshme.
Kompania Albania Property Portal ofron per klientet e saj sherbim te dedikuar pas shitjes se prones, i cili konsiston ne mirembajtjen, mobilimin si dhe menaxhmin e prones duke e rishitur ose duke leshuar ate me qera.
Ne mirepresim klientet tane ne zyrat tona per prezantimin e te gjitha pronave te pershtatshme per kerkesat e tyre, duke krijuar nje marredhenie besimi reciprok, dhe sigurojme shoqerimin e tyre prane pronave per te cilat ata jane te interesuar.
Kompania siguron negocimin me pronarin e prones lidhur me vleren e saj dhe kushtet e pageses, si dhe konsulte ligjore mbi procesin e shitblerjes.